Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ishin fshehur mes bananeve, kapen 300 kg “miell” në Selanik me vlerë 14 mln euro

schedule11:14 - 10 Qershor, 2022

schedule 11:14 - 10 Qershor, 2022

300 kilogramë kokainë me vlerë 14 milionë euro u sekuestruan mëngjesin e sotëm në Selanik.

Mediet helene bëjnë me dije se gjatë operacionit policor janë arrestuar katër persona.

Sipas autoriteteve vendase mësohet se ngarkesa e drogës, vlera e së cilës llogaritet nga 10 deri në 14 milionë euro, është nisur nga Kolumbia dhe ka mbërritur në portin e Selanikut në një kontejner me banane.



Sasia e kokainës është transportuar më pas në një shtëpi në zonën e Shkolarit, jashtë Selanikut, ku përfundimisht është konfiskuar, ndërsa katër arrestimet janë bërë njëkohësisht.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetas  britanikë, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!