“Isha pa leje në Tiranë”, Radoja për jetën në ish-Pallatin e Pionerëve: Zbulova emra të njohur si Yllka Mujo dhe Ardit Gjebrea

schedule10:48 - 20 Shtator, 2023

schedule 10:48 - 20 Shtator, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC, i madhi Robert Radoja ka treguar fillimet e tij në Pallatin e Pionerëve.

Ai ka thënë se në fillim mezi e pranuan pasi ishte nga Shkodra, por që më pas zbuloi fëmijë që sot janë emra të mëdhenj, si Yllka Mujo, Suzana Turku, Adrit Gjebrea, Inva Mula dhe shumë të tjerë.

Mbas mbarimit të shkollës me ca manovrime se ishte shumë e vështirë që të qendroje në Tiranë, se kisha ardh nga Shkodra. Nuk mjaftonte puna. U rregullua me ca mënyra, më ndihmuan shumë dhe vendosa që pjesën më të mirë të jetës sime e kalova mes fëmijëve shumë të talentuar.

Unë nuk zbulova talentet, ata ishin. Unë e bëja me shumë pasion atë punë. Ndër të parat, kanë qene Yllka Mujo, Suzana Turku, Dorian Nini e shumë të tjerë, sidomos Yllka Mujo ka pasur shkëlqyer atëherë. Pastaj erdhën shumë të tjerë. Faktikisht, prej aty kanë dal shumë talente. Zana Frashëri, Alqi Boshnjaku, Ardit Gjebrea, Inva Mula, nga ata të fundit ka dalë edhe Ermonela Jaho dhe shumë të tjerë. Unë kam lidhje sot me 125 adresa, të këtyre fëmijëve të atij që dikur quheshe Pallati i Pionerëve dikur”.

Më tej, Radoja shtoi se pas disa kohësh ia rregulluan lejen dhe kështu vazhdoi jetën derisa u bë me fëmijë.

“Unë nuk kisha shtëpi se isha pa leje në Tiranë. Unë jetoja në katin e dytë. Mandej, u rregullua leja, pasaportizimi, mora prindërit, u martova dhe lindi dhe një fëmijë aty që sot është në Gjermani”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!