“Isha në kurriz të dy pensionistëve të kalbur nga ekonomia”, djali i Kadri Roshit: Më përbuzën dhe më çuan në “Teatrin e Kukullave”

schedule10:34 - 6 Mars, 2024

schedule 10:34 - 6 Mars, 2024

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, aktori Kliti Roshi, djali i të madhit Kadri Roshi, është ndalur dhe te vështirësitë e karrierës së tij. Ai tregoi se fillimet e veta i ka pasur në Teatrin e Kukullave dhe nuk e priti mirë, pasi sa ishte kthyer nga emigracioni dhe po përballej me vështirësi të shumta ekonomike.

Kliti tha se e ndjeu veten të përbuzur, por që me kalimin e kohës kuptoi se nuk ka gjë më të bukur se bota e fëmijëve.

“Kur kam hyrë fillimisht në ‘Teatrin e Kukullave’, e kam ndjerë veten keq, jo vetëm unë, por çdo aktor i brezit tim, që ka vajtur atje, e ka quajtur veten të përbuzur, se ëndrra e çdo aktori është skena dhe unë kur vajta, por isha pa punë, ku do shkoja, ku do mbytesha. Erdha nga emigracioni, në kurriz të dy pensionistëve, nga ana ekonomike të kalbur, unë për atë ika në emigracion, doli dikush, vuri logjikën dhe më tha do shkosh, do fillosh atje. Ishte një specifik që nuk e njihja si çdokush. ‘Hë mo çoje atë atje, na lërë rehat’, kështu e ndjeva veten. Mendoja që nuk e meritoja atë lloj sjellje, megjithatë vajta, u prezantova. I njihja, një ditë, një muaj, kuptohet i paangazhuar, vinin fëmijët dhe kemi pasur disa kukulla që bëheshin me letër dhe fëmijët kureshtarë i kapnin se nuk e dinin. I pari, që e flisja isha unë, se më dhimbte. Nuk kaloj dy muaj, fillova t’i flisja më butë dhe kjo botë më bëri më njëri, më zbuti në shpirt. Nuk ka gjë më të bukur në botë se fëmija. Roli i parë ka qenë ujku”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!