Ish-zv/ kryeministrja në zi: Mirupafshim bab, fjalët e fundit që i thashë

schedule15:57 - 10 Nëntor, 2021

schedule 15:57 - 10 Nëntor, 2021

Ish-zv/kryeministrja Senida Mesi përmes një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e hidhur të humbjes së të atit. Ajo shprehet se dje ishte vrapi i fundit me të atin në korridorin e spitalit, por që nuk ia doli.

Lamtumirë baba i qeshur, i dashtun, plot energji me jetu dhe me ja dal në çdo sfidë e frymëzim për mu, Stelën dhe Enisin dhe mbështetje për Idën/mamin, për me ec para në jetë me forcat tona, mos me u dorzu kurrë dhe me jetu jetën me integritet e pasion!!

Të hënën bana vrapin e jetës teme bashkë me ty e vllanë nëpër korridorin e spitalit me të dhënë frymën e fundit, por sja dolëm dot! Merrsh frymë i qetë atje lart, t’du fort!!!!

“….. mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri, edhe pse ke me m’pritë shumë” …. ishin  fjalët e fundit që i thashë” shkruan Mesi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!