KUKËS- I ndërtuar në pikën dominante të qytetit të Kukësit, me një pamje panoramike rrethuar nga liqeni, ish turizmi I ri në Kukës mund të cilësohet si një ndër objektet më të bukura të ndërtuara në vend, por edhe më jetëshkurti.
U ndërtua në fund të vitit 1989, ndërsa me fillimet e proceseve demokratike filloi edhe rrënimi I këtij objekti turistik. Kujtim Shehu, në fillim nëndrejtor e financier I ish turizmit, e më pas drejtor I tij në tre vitet kulminante, rrëfen pozicionet e lokaleve, bareve e restoranteve brenda godinës së rrënojave.
Gjatë tregimit brenda objektit, thotë se ceremonia e përurimit ishte në 31 dhjetor 1989, një ceremoni e mirëorganizuar, përfshirë edhe grupe turistike nga Kosova. Kujton mënyrën se si funksiononte turizmi në atë periudhë e që ishte i mirëpajisur përfshirë edhe shërbimin klas.
Thotë se çifte të reja nga Tirana, bënin muajin e mjaltit në këtë vend. Furnizimin e merrnin nga Kosova dhe nuk mungonte asgjë. Siguronte të ardhura që tejkalonin pritshmëritë. Kujtimi thotë se hotel turizmi I ri kishte 170 punonjës përfshirë edhe një brigadë gjelbërimi e pastrimi. Një kapacitet prej 90 shtretërish e me kushtet optimale.
Duke qenë pikë dominante edhe sot e kësaj dite frekuentohet nga qytetarë të shumtë për xhirot ditore, por edhe shumë qytetarë të Kosovës. Një grup prej tyre e në fakt janë intelektualë të fushave të ndryshme kulturës turizmit arkitekturës e jurisprodencës thonë se është e dhimbshme të shohësh të tilla rrënoja e që kanë përfunduar në këtë gjendje.
Ish turizmi i ri në Kukës u mbyll rreth vitit 1994. U riaktivizua gjatë krizës në Kosovë në të cilin u atashuan qeveritarët, diplomatët e organizmat ndërkombëtare që u angazhuan gjatë përballjes me fluksin e madh të të shpërngulurve me dhunë nga Kosova dhe menaxhimin e situatës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë u mbyll përgjithmonë duke u degraduar deri në gjendjen aktuale. Edhe pse doli në procedurë disa herë, nuk u privatizua dot./ abcnews.al