Ish-sulmuesi “kuqezi” beson te fitorja ndaj Moldavisë, Sokol Kushta: Pres Kombëtare të madhe

schedule13:16 - 17 Qershor, 2023

schedule 13:16 - 17 Qershor, 2023

Ka qenë një nga ata që mund të cilësoheshin yje. Një Sokol Kushta nuk i vjen shpesh kombëtares shqiptare, por ish-sulmuesi i Flamurtarit, beson se ekipi përfaqësues sot ka shumë më tepër mundësi se dikur.

Në prag të duelit ndaj Moldavisë, Kushta kujton dy sfidat e vitit 1995, ndërsa flet për mikrofonin e ABC News.

“Unë bashkë me Demollarin, që ishim në mes si kapitenë folëm me grupin dhe thamë se këto ndeshje duhet t’i fitojmë se janë skuadra të nivelit tonë dhe kështu ndodhi, unë shënovë 2 gola këtu në Tiranë e 1 gol në Moldavi, por përballja në Moldavi ishte më e rëndësishme se ajo në Tiranë, pasi ishte hera e parë që ekipi Kombëtar shqiptar fitonte një ndeshje jashtë”

Pasi vlerëson punën e trajnerit Silvinjo, Kushta ka kërkesa të larta për kombëtaren e sotme.

“Sot ne kemi të tjera mundësi, kemi të tjera hapësira. Lojtarë janë më profesionistë. Tani është më e lehtë, thjesht bashkëpunimi në grup do ta bëjë këtë ekip më të madh. Nuk dua të kthehem mbrapa prap e të them, që me këto ekipe duhet të fitojmë”

Në 1995, Kushta shënoi 3 gola, ndërsa Shqipëria e mundi Moldavinë 3-0 në Tiranë dhe 3-2 në Çisinau. /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!