Kastrioti arriti të qëndrojë në Kategorinë Superiore këtë sezon dhe direkt pas mbylljes së sezonit vijnë ndryshimet në skuadër dhe nis puna për merkaton. Një nga titullarët e ekipit dhe lojtarët më të rrezikshëm në ofensivë është larguar nga ekipi.
Patrik Bardhi ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me Kastriotin dhe të shohë ofertat për të vazhduar një aventurë të re më ambicioze në një klub me më shumë pretendime. Nga informacionet e siguruara nga Abcnews.al Kukësi është me shumë mundësi klubi i ri i 23-vjeçarit.
Verilindorët i pëlqejnë karakteristikat e ish-talentit të Tiranës dhe kanë vendosur të lëvizin për të siguruar shërbimet e Bardhit. Anësori në këtë sezon mori pjesë në 32 ndeshje dhe arriti të shënojë 1 gol e të dhurojë 5 asiste. Pozicioni i preferuar i tij është krahu i djathtë i sulmit, ku ka luajtur pjesën më të madhe të këtij sezoni. /abcnews.al