Rudina Simicija ka spikatur me pikturat e saj në Itali. Shkodrania, e cila ka arritur të bëjë një vend mes shumë emrave të njohur italianë, dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi rrugëtimin e saj në këtë fushë. Ajo ka qenë studente e Edi Ramës, gjë që e ka ndihmuar shumë në fillimet e saj.
“Po në fillimin e viteve ’90, fakti që isha nxënësja e Edi Ramës u njoha dhe me figura të rëndësishme. Kisha kontakte me piktorë shqiptarë dhe nga Kosova. Diçka që më kujtohet dhe që për mua është shumë me vlerë është njohja me Sislej Xhafa. U futa në rrjedhën e piktorëve të rëndësishëm dhe që kishin emër.
Dua të kujtoj një ekspozitë që bëmë në drejtorinë e Giancarlo Politit, babai i drejtorit të Flash Artit, një revistë shumë e njohur dhe që kishte shumë lidhje me Edi Ramën. “, tregoi ajo. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është frymëzuar nga arti i kryeministrit, piktorja u shpreh:
“Ai ka qenë gjithmonë profesori im dhe është guida ime. Ka ndikuar me ngjyrat e forta, ka ndikuar shumë. Ekspresivi i stilit të tij ka ndikuar shumë.“, tha ajo.
/abcnews.al