“Ish-studentët e babit më thonë që i ngjaj shumë”, vajza e Gëzim Laros zbulon zakonin e shpeshtë të të atit

schedule12:45 - 29 Mars, 2023

schedule 12:45 - 29 Mars, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, vajza e violinçelistit të njohur, Gëzim Laro, Dorina Laro është pyetur se sa i ngjan të atit të ndjerë. Ajo theksoi se këtë gjë e dallon shpesh kur takon ish-studentë të babait, të cilat ia thonë dhe e vëndosin përpara një përgjegjësie sa të madhe dhe emocionuese.

“Mendoj që i ngjaj sepse më ndodh shpesh të takoj ish-studentë të tij që sot janë në Amerikë, gjithëkund. Edhe gjëja më e bukur që më thonë është se nuk ishte profesor i violinçelit, ishte profesori i jetës për mua, për atë, dmth flas për studentët. Edhe për mua kjo është gjëja më e bukur që mund të bëjë një person, gjë që shpeshherë unë e has edhe te studentët e mi, duke pasur përballë një brez të ri, ti ke një përgjegjësi shumë të madhe. Sepse nuk duhet të jesh pikëreferimi vetëm për mënyrën se si t’i bën muzikë, ose t’i mësosh muzikën, ti duhet t’i mësosh si të jetë artist dhe artist nuk je vetëm duke luajtur instrument, artist ti je në çdo hap që t’i hedh, në mënyrën se si ti komunikon me brezin e studentëve”, u shpreh Dorina.

Më tej, ajo zbuloi dhe një zakon të të atit, i cili në ditët e sotme për të ka shumë vlerë.

Gjendem shpeshherë që jam në të njëjtën shije me ato çfarë luante ai, qoftë me trion e tij me të njëjtat vepra ose qoftë edhe kur luante repertor tjetër, për mua gjëja më e bukur është se shumica e partiturave që unë kam në shtëpi të literaturës botërore, ai kishte një zakon që vendoste gjithmonë emrin e tij sipër dhe sot që i marr kanë një tjetër vlerë krahasuar me atë të disa viteve përpara, kur unë e kisha në shtëpi. Edhe ai shkrimi i emër mbiemër merr një tjetër vlerë”, tha Laro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!