Ish-shefi i kabinetit të Trump: Marrëdhënia BE-SHBA nuk do të jetë kurrë më e njëjta

schedule08:59 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 13 Nëntor, 2020

Marrëdhënia e Europës me Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë më kurrë e njëjtë, ka deklaruar ish-shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Mick Mulvaney,  i dërguari special i SHBA-së në Irlandën Veriore, tha se as presidenca e Joe Biden nuk do të mund të rikthejë marrëdhënien BE-SHBA ashtu siç ka qenë përpara presidentit Trump.

Ai tha se Trump i ka hapur sytë amerikanëve se si të bëjnë marrëveshje tregtare duke u siguruar se europianët të paguajnë pjesën që iu takon për sa i përket detyrimeve për NATO.

“Në përgjithësi, fakti se marrëdhënia do të përmirësohet me ardhjen e Biden është e saktë, por megjithatë ka pak të ngjarë që gjërat të kthehen siç qenë përpara administratës së Trump”, tha Mulvaney.

“Mendoj që nuk është e arsyeshme të supozojmë që marrëdhëniet do të jenë si në kohën e Obamës, Bush apo Clinton”.

“Pikë së pari, në lidhje mbi tregtinë: ne tashmë jemi më të vetëdijshëm për marrëveshjet tregtare dhe duam të sigurohemi që ato janë të  drejta”.

“Ne gjithashtu duam që  vendet anëtare të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre, si me NATO për shembull.

Pavarësisht këmbënguljes së Trump për fitoren e zgjedhjeve, udhëheqësit europianë kanë uruar Biden për fitoren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!