EMRI/ Ndryshonte vendimet e gjykatës, arrestohet ish-sekretarja e Gjykatës së Vlorës

schedule14:52 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:52 - 12 Dhjetor, 2019

Ish-sekretarja e gjykatës së Vlorës, 43-vjeçarja Edlira Shehu është arrestuar nga policia me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Shehu ka punuar si sekretare gjyqësore deri para dy javësh. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Informacion i policisë, Vlorë:

Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi.

Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës:

E. Sh., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!