Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko është duke organizuar regjimentin e tij të vullnetarëve për të mbrojtur Kievin. Sëfundmi ai shpërndau 30 mitralozë te forcat vullnetare që i janë bashkuar atij kundër pushtuesve rus.
Poroshkenko shpërndau edhe disa foto në rrjette sociale duke thënë se do të “ishte mirë për armikun që të mos kalonte nga Kievi”.
“Le të mbrojmë Kievin dhe banorët e Keivit! Le të mbrojmë Ukrainën!”, tha Poroshenko.
Më herët ai dha një intervistë për CNN duke theksuar se nuk do të largoheshin kurrë nga Kievi.
KËTU lexoni gjithçka mbi luftën në Ukrainë
Sipas mediave ndërkombëtare, forcat ruse ndodhen pak kilometra larg Kievit, ndërkohë që herë pas here brenda në qytet hasen përplasje mes ushtrisë ukrainase dhe sabotatorëve rusë që janë infiltruar në qytet.
Vetë qytetarët ukrainas janë mobilizuar duke përgatitur kokteje molotov dhe pengesa metalike për tanket. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainas shpërndai një material ku tregonte se si të përgatisnin kokteje molotov, ndërkohë që pengesat metalike për tanket janë duke u përgatitur nga shinat e trenave, të cilat janë tepër të forta.
Gjatë mesditës së sotme, mediat amerikane raportuan se rusët janë shumë të frustruar për çfarë po ndodh në Ukrainë pasi deri më tani nuk kanë arritur asnjë prej objektivave parësorë të tyre.
Sipas tij, inteligjenca amerikane nuk ka të dhëna që tregojnë se rusët kanë marrë nën kontroll ndonjë qytet gjatë tre ditëve të para të sulmit ndaj Ukrainës apo të kenë arritur kontroll absolut të qiellit.
Gjithçka ndodh teksa Kievi dhe qytetet e tjera të Ukrainës janë nën bombardimin e vazhdueshëm të forcave ruse, ndërkohë që autoritetet ukrainase raportojnë për më shumë se 3 000 rusë të vrarë, 80 tanke dhe më shumë se 500 mjete të tjera të shkatërruara.
Rezistenca e ukrainasve duket e fortë, ndërkohë që rusët po hasin mungesa në furnizime me ushqime dhe karburant.