Ish-presidenti i Lautaros nuk ka dyshime: Është afër firmës me Barcelonën

schedule08:52 - 25 Maj, 2020

schedule 08:52 - 25 Maj, 2020

Kalimi i Lautaro Martinez te Barcelona është çështje kohe. Presidenti i Racing de Avellaneda është i bindur dhe flet rreth situatës së ish-lojtarit të tij [për Radio La Plata. 111 milion euro është klauzola e shitjes së sulmuesit argjentinas.

Akoma nuk dihet nëse kampionët e Spanjës do e paguajnë këtë shumë, edhe pse po tentojnë të ulin çmimin me përfshirjen e disa lojtarëve të ndryshëm në këtë operacion. Klubi italian është dorëzuar dhe ka vendosur ta zëvendësojë 22-vjeçarin me njërin prej Cavanit dhe Werner.

Kam ndjesinë që firma e Lautaros me Barcelonës është shumë afër, edhe pse nuk kam biseduar me të kohët e fundit. Sado që të jetë shifra që do të paguhet për të, është e mirëseardhur.

E ruajtëm një përqindje të kartonit kur e shitëm tek Interi. Vendosëm bast për të ardhmen, pa e ditur nëse dhe kur do të ndodhë“, deklaron Víctor Blanco, i cili do të përfitojë disa milion nga transferimi i Lautaros në Spanjë. /abcnews.al