Ish-Presidenti fiton zgjedhjet në moshën 92-vjeçare

schedule16:56 - 10 Maj, 2018

schedule 16:56 - 10 Maj, 2018

Ish-Presidenti i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka fituar me një rezultat të thellë zgjedhjet parlamentare dhe i ka kërkuar mbretit të vendit ta emërojë në drejtim të qeverisë së re.

Por mosha 92-vjeçare e Mohamad, ngre dilema për postin e kryeministrit. Ai fitoi me Aleancën për Shpresën, ndërsa përballë kishte liderin e Partisë Konservatore, të cilën e kishte themeluar vetë dikur.

Mohamad ka qenë kryeministër i Malajzisë për 22 vjet, nga viti 1981 deri në vitin 2003. Pas rezultatit fitues, ai tha se drejtimi i qeverisë është një detyrë që i takon dhe që duhet ta bëjë, pavarësisht moshës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!