Ish-presidenti Clinton: Jam fajtor për pushtimin e Ukrainës, gabova me marrëveshjen e vitit 1994

schedule23:43 - 5 Prill, 2023

schedule 23:43 - 5 Prill, 2023

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka rrëfyer se ka bërë një gabim ‘të tmerrshëm’ duke detyruar Ukrainën të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në vitin 1994.

Clinton kërkoi që Kievi të dorëzonte armët e tij atomike në një marrëveshje me Moskën, shkruan Daily Mail.

Ai pranoi se pushtimi ru snuk do të kishte ndodhur kurrë nëse ukrainasve do t’u lejohej të ruanin parandalimin e tyre bërthamor.

“Ndjej një faj personal sepse i bëra ato të pranonin të heqin dorë nga armët e tyre bërthamore. Asnjë prej tyre nuk beson se Rusia do ta kishte bërë këtë marifet nëse Ukraina do të kishte ende armët e saj,” theksoi ai.

Ukraina mbajti një rezervë armësh bërthamore pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1994, Ukraina hoqi dorë nga këto armë bërthamore, megjithëse Kievi nuk kishte kontroll përfundimtar mbi armët bërthamore sovjetike përpara se të nënshkruante për mospërhapjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!