Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka postuar një deklaratë në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se pushtimi “kërcënon sigurinë në Evropë dhe në të gjithë botën” raporton gazetari Josh Campbell i “CNN”.
“Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës duke përdorur armë ushtarake dhe kibernetike shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat themelore të njeriut të popullit ukrainas. Unë e dënoj këtë sulm të padrejtë ndaj sovranitetit të Ukrainës që kërcënon sigurinë në Evropë dhe në të gjithë botën dhe i bëj thirrje Presidentit Putin të ndalojë të gjitha veprimet ushtarake dhe të rivendosë paqen. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të qëndrojnë me popullin e Ukrainës në mbështetje të së drejtës së tyre për paqe, siguri dhe vetëvendosje,” tha Carter në deklaratë.
/ abcnews.al