“Ish-nxënësit e mi më shkruajnë nga gjithë bota”, emocionohet mjeshtrja e baletit: Të gjithë punojnë në profesion

schedule10:08 - 8 Nëntor, 2024

schedule 10:08 - 8 Nëntor, 2024

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, legjenda e baletit, Nermin Strazimiri ka kujtuar të gjithë brezat e nxënëseve që ka mësuar ndër vite.

Ajo e emocionuar ka theksuar se ndihet shumë krenare për ta, pasi të gjithë punojnë në profesionet e tyre.

Madje, profesoresha tha se ndihet shumë e lumtur, kur ish-nxënësit e saj i shkruajnë nga e gjithë bota dhe e falenderojnë.

“I gjithë brezi që unë kam nxjerrë, të gjithë punojnë në profesionet e tyre. Kë mos të përmend unë? Unë e kam filluar me Tatjana Sulejmanin, Moza Bekteshin, Ezdalin Goranin, Leonard Mitrushin, të gjithë artistët. Të shkruaj të gjithë emrat që kam pasur, bëhet një histori më vete. Lola Vejzo që është në Itali… Më shkruajnë të gjithë mesazhe nga gjithë bota dhe më falenderojnë. Edhe unë i falenderoj shumë”.

Sakaq, Strazimiri ka zbuluar se ka pasur shumë momente të vështira në jetë, por kur hynte në skenë gjithçka e linte pas, për t’iu përkushtuar baletit. Ajo u shpreh se skena do emocion dhe dashuri.

“Në profesion nuk kam pasur momente të vështira. Hyja në mësim nuk doja të dija më, vetëm mësimi. Mbaronte mësimi pastaj prap te rutina. Në mësim dukesha sikur nuk kisha asnjë problem.

Skena është emocion, dashuri, ka gjithçka. Kur të dalësh në skenë do harrosh gjithçka dhe do interpretosh atë pjesë. Sido që të jetë, publiku duhet të shohi emocionin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!