Solis: Nëse do ishim në luftë kryeministri do rrinte me qira tek shtëpia e Henri Çilit në Labinot-Mal

schedule09:27 - 17 Prill, 2020

schedule 09:27 - 17 Prill, 2020

Një nga njerëzit që dje në mbrëmje ka shkaktuar më tepër polemika është një personalitet i politikës dhe shëndetësisë në Shqipëri. Ai është ish-Ministri i Shëndetësisë Leonard Solis.

Ai ka komentuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal. Fjalët që përmendi për deputetët shqiptarë, janë bërë hit në rrjetet sociale; ai tha se deputetët janë bërë si majmunë me kallashnikov në krah, që gjuajnë kuturu e vrasin njerëz.

Pjesë nga biseda:

Ky ishte një nga mesazhet që doja të përcillja dje”, tha Solis.

Enkel Demi: A jemi në luftë vërtetë?

Leonard Solis: Nuk jemi në luftë. Doja të bëja dallimin me këtë. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, situatë pandemie. Jemi në një situatë ku askush nuk të shtrin dorën dhe sidomos në fazën e parë të pandemisë kur është faza e lock down-it, e shokut. Është një situatë tepër e vështirë shëndetësore por nuk është luftë. Nëse do të ishte luftë do kishte bombardime, prishje, shkatërrime. Kryeministri shqiptar do të banonte me qira në shtëpinë e Henri Çilit në Labinot-Mal, dhe jo në Surrel. Lufta nuk ka terezi, nuk ka llogari, por merr të mëdhenj e të vëgjël, është e tmerrshme, nuk ka rregulla, nuk ka formula. Shumë ministra dhe ministresha do kishin ikur nga qeveria fshehurazi pa dhënë dorëheqjen. Lufta pasi përfundon hap fronte të reja pune, hap fronte në ndërtim, ndërkohë që epidemiologjia është shumë më e hidhur në këtë pjesë. Nuk hap vende pune, prodhon mizerabilitet, prodhon papunësi, prodhon ulje konsumi etj, gjithë të këqijat i ka, por nuk është luftë.

Enkel Demi: Fjalën luftë e kanë përmendur një pjesë e mirë e pushtetarëve të vendeve të tjera…

Leonard Solis: Varet se çfarë lufte i thua, por në kuptimin klasik është tjetër gjë. Për luftën duhet të bëhet dallimi në aspektin ekonomik njerëzor, të aspektin e kritereve të formulës. Nuk ka luftë që bëhet mbi 70 vjeç.

Enkel Demi: Dje kryeministri ynë tha që kjo është një situatë krejt e vecantë, por ekonomia edhe mund të bjerë, por ringrihet, ndërsa jetët e njerëzve nuk rikthehen. Ai ka zgjedhur shkatërrimin ekonomik, për mbrojtjen e jetëve.

Leonard Solis: Për të qenë i sinqertë është një situatë që deri tani është menaxhuar mirë. Task forca dhe ISHP ka për detyrë që atë dallgë sëmundje, që do përmbysë spitalet, ta hollojnë, dhe të mos krijojnë dyndjen, ku njerëzit të vdesin, ku mjekët detyrohen të vendosin se kë do të trajtojnë. Kjo për shumë faktorë deri tani, është arritur.

Mund të krenohemi në Ballkan dhe në Europë për menaxhimin e mirë, në kohën e duhur. Problemi qëndron se ne e kemi nisur këtë garë sikur është 100 m, dhe jo një maratonë.  Problemi është se, çfarë frymëmarrje do të mbajmë për ekonominë, dhe çfarë frymëmarrje do të mbajmë edhe për sistemin shëndetësor, dhe për ata qindra-mijëra të sëmurë që sot nuk po marrin dot asnjë shërbim në spitalet publike, sepse janë të bllokuar për hatër të Covidit. Në këtë situatë mundet të sakrifikojmë shumë persona që nuk kanë Covid, por që vdesin, edhe këta janë viktima, ndaj dhe duhet të kemi një ekulibër.

Enkel Demi: Shqipëria ka kaluar situata dramatike në pikëpamjen ekonomike edhe më parë, por në rastin konkret bëhet fjalë për investime shumë të mëdha që janë hedhur në Shqipëri dhe kriza është krizë likuiditeti, që do të thotë se nëse nuk ka likuiditet, nuk ka mundësi të qarkullosh mall, pra nuk ke mundësi të blesh sheqer e miell. Njerëzit që po kërkojnë sot ndihmë, janë të shtresës së mesme. Pikërisht këta po paragjykohen, dje janë paragjykuar futbollistët, me idenë se ata kanë fituar para, dhe nuk kanë nevojë për ti ndihmuar, kjo mund të na cojë në një lloj kolapsi që ne si shoqëri të kemi nevojë për respiratorë…

Leonard Solis: Është tjetër gjë analiza e e konomisë në makro që bëjnë ekspertët lidhur me parametrat, borxhin etj. Ajo që shoh çdo ditë është se ne vuajmë në mënyrë kapilare, familje për familje, pavarësisht se problemi qëndron në makro. Edhe shtresa e mesme vuan, po qe se nuk do të lejohej gradualisht në varësi të situatës, situata do të përkeqësohej, dhe shteti nëse u thotë njerëzve që; nuk do shkoni në punë për një kohë afatgjatë,  duhet ti ketë koqet deri të gjuri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!