Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kardio-kirurgu i mirënjohur, Dimitris Kremastinos ka vdekur në moshën 78 vjeçare pasi u infektua nga koronavirusi.
Kremastinos ishin shtruar në spitalin Evangelismos të Athinës me ndërlikime shëndetësore të lidhura me Covid-19 që më 26 mars.
Ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias postoi ngushëllimet e tij në Twitter duke thënë se Kremastinos “i kishte shërbyer sektorit të kujdesit shëndetësor” me dinjitet dhe përgjegjësi. “/abcnews.al