Ish-ministri i Jashtëm serb: Referendumi është mënyra e vetme për të shmangur dorëzimin e Kosovës

schedule07:35 - 9 Prill, 2023

schedule 07:35 - 9 Prill, 2023

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u përpoq të vendoset mbi popullin dhe të vendosë në emër të popullit për çështjet më të rëndësishme shtetërore, siç është integriteti territorial i vendit dhe marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Jeremiç u shpreh referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiç ra dakord verbalisht në Bruksel dhe Ohër, shkruan N1.

“Referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që Vuçiç ra dakord verbalisht në Bruksel dhe Ohër, që është një plan që e ndan Kosovën në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme”, tha Jeremiç.

Jeremiç theksoi se rezultatet e para negative të zbatimit të marrëveshjes tashmë janë të dukshme.

“Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, u pajtua me tekstin e deklaratës për personat e pagjetur gjatë luftës së vitit 1999. Është pasoja e parë direkte e zbatimit të marrëveshjes ‘franko-gjermane’. Ai tekst mundëson kërkesat për padi, sipas të cilave Serbia do të paguajë dëmshpërblim në vlerë astronomike prej qindra milionë eurosh, ndoshta edhe miliarda”, nënvizoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!