Ish-ministri Genc Ruli thirret për të dëshmuar në Prokurori

schedule18:24 - 6 Shkurt, 2018

schedule 18:24 - 6 Shkurt, 2018

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, do të thirret për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për llogari të hetimit të dosjes “CEZ”.
Ai do të pyetet si person që ka dijeni mbi rrethanat e privatizimit të OSHEE, proces, ku dyshohet të jenë kryer shkelje të rënda.
Marrja e dëshmisë së ish-ministrit Ruli i është lënë detyrë Prokurorisë nga Gjykata e Tiranës në vendimin që e ktheu për rihetim këtë dosje.
Hetimi i çështjes “CEZ” nisi pas një kallëzimi të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në përfundimet e një Komisioni Hetimor Parlamentar, sipas të cilit shtetit shqiptar i ishin shkaktuar 414 milionë euro dëm. Prokuroria pushoi hetimin në Shtator 2017, por në 15 Dhjetor Gjykata pranoi ankimin e bërë nga Kuvendi i Republikës dhe juristi Romeo Kara për rihetimin e dosjes. Në lidhje me këtë çështje, javën e kaluar, Prokuroria e Tiranës mori në pyetje Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!