Ish-kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim është infektuar me COVID-19.
Ish-kryeministri njoftoi se pasi është testuar për koronavirusin, rezultoi pozitiv.
Po ashtu ai bëri e dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Jam në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk kam shqetësime.. Mjekët kanë vlerësuar se në këtë periudhë ta qëndroj në shtëpi”, tha Yıldırım. /abcnews.al/