Ish- kryeministri izraelit Ehud Olmert ka sulmuar Benjamin Netanyahu në një intervistë për “Politico”. Olmert, i cili udhëhoqi Izraelin nga viti 2006 deri në 2009 si lider i partisë liberale Kadima, theksoi se kabineti i luftës i Izraelit nuk po mendon në mënyrë të qartë dhe të drejtë.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është “i shkatërruar emocionalisht”, në prag të një krizë nervore për dështimin e sigurisë kombëtare të vendit për të parandaluar ofensivën e Hamasit dhe tani po i bën llogaritë gabim duke thënë se vendi i tij do të ketë kontrollin e plotë të Gazës pas përfundimit të luftës”, tha ai.
Ish-kryeministri i Izraelit shprehu gjithashtu sigurinë e tij se “Netanyahu është i shkatërruar emocionalisht, kjo është diçka e sigurt. Dua të them, diçka e tmerrshme ajo çfarë i ka ndodhur”.
“Çdo minutë që ai vazhdon të jetë kryeministër është një rrezik për Izraelin. Ai është budalla. Jam i sigurt që amerikanët e kuptojnë gjendjen e tij të vështirë”. Megjithatë, që nga fillimi i luftës në Gaza, popullariteti i tij është në rënie”, theksoi Ehud Olmert.
/abcnews.al