Ish-komandanti Kastrati: Putin kërkon të eleminojë Wagner për të shpëtuar veten

schedule16:20 - 24 Qershor, 2023

schedule 16:20 - 24 Qershor, 2023

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin kërkon të eleminojë Wagner për të shpëtuar veten, për shkak të humbjeve të mëdha që ka pësuar ushtria ruse.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Kastrati u shpreh se Prigozhin e ka parë këtë rrezik dhe do që të rrëzojë Putinin.

“Unë mendoj se kohë më parë, Prigozhin ka shprehur aspiratat e tij politike, sepse ai bëri një autoritet mjaft të respektuar në luftën e Ukrainës, dhe bëri një armatë të tërë ushtarësh. Mendimi im personal, është që kur Putini e pa që Wagner po ngrihet në autoritetin luftarak në Ukrainë, duke u bërë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën e Ukrainës, Putin e pa që shumë shpejt mund t’i kanoset një rrezik i drejtpërdrejt nga ai. Mendoj se Putini për të shpëtuar vetveten, në radhë të parë ka marrë një hap të tillë, që ta eleminojë Prigozhin dhe njësitë e Wagner.

Prigozhin e ka parë këtë rrezik dhe është kthyer në kundërsulm. E gjithë situata në Rusi, humbjet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në Ukrainë, unë nuk mbaj mend si gjeneral i karrierës, që ka ndodhur luftë në botë, që vdesin në vija të fronit, mbi 100 gjeneralë që i ka humbur Rusia, kjo ka shkaktuart demoralizim te ushtria ruse. Prigozhin do që ta shfrytëzojë këtë rast”, theksoi ai./abcnews.al