Ish-kampioni i Europës në atletikë, rinis karrierën pas dënimit, Smajlaj: Takohemi në Paris

schedule13:56 - 31 Tetor, 2023

schedule 13:56 - 31 Tetor, 2023

Ka disa kohë që e shohim në stërvitje, por jo aty ku jemi mësuar.

Izmir Smajlaj vërtet është kërcyes së gjati në atletikë, veçse një dëmtim I rëndë dhe një pezullim 6-mujore, e kanë detyruar që ta rifillojë karrierën me vrapime në pistën e atletikës, jo me hedhje teknike në pedanë.

Izmir, ish-kampion I Europës në salla të mbyllura në 2017, tregon emocionet e rikthimit, në intervistën për ABC News.

“U riktheva ashtu siç e do zakoni, në mënyrë më të ndershme. Më kishte marrë malli për pistën e atletikës. Kalova disa situata jo të këndëshme, ka qenë një periudhë e vështirë për mua, fillimisht me dëmtimin e më pas me pezullimin 6 mujor, por në fund doli e vërteta, që jam i pafajshëm. Tani jam rikthyer dhe po përgatitem për sezonin e ardhshëm, ku na pret një vit, që mund ta quaj si më të rëndësishmin e atletikës”.

A do të mund ta shohim sërish atletin shkodran të luftojë për medaljen e artë europiane?

“Padiskutim, pretendimet i kam patur gjithmonë, por do t’ia lëmë kohës, pasi jam rikthyer nga një dëmtim shumë i vështirë, por besoj se do të jem në nivelet që kam qenë dikur. Faktikisht jam duke bërë fazën e vrapime dhe të forcës, ndërsa kërcimi do të vazhdojë nga dhjetori, sepse është shumë herët për të vazhduar kërcimet, që në këtë periudhë.

Vitin tjetër janë Lojrat Olimpike në Paris. Cili është programi dhe cilat janë objektivat e Smajlajt?

“Objektivat e mia më të rëndësishme janë garat e shkurtit, ku zhvillohet Kampionati Ballkanik, do të pretendoj të kap normën e Botërorit, që është mars, po ashtu është Olimpiada, që është padiskutim është ëndrra ime më e madhe të shkoj në Olimpiadë me normë, siç e kam thënë gjithmonë dhe shpresoj ta arrij. Për momentin jam duke punuar me Presidentin e Federatës së Ateltikës Shqiptare, Taulant Stërmasi, për shkak se trajneri im është ende i pezulluar dhe shpreson të marrë pafajsinë, në një moment tjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!