“Ish-in e kam mik, e ndihmova të zgjedhë unazën për të fejuarën”, moderatorja habit me deklaratën

schedule12:56 - 23 Shtator, 2021

schedule 12:56 - 23 Shtator, 2021

Moderatorja sportive, Lei Kraja ka deklaruar se me ish të dashurin raporte mjaft të mira, aq sa e ka ndihmuar edhe në zgjedhejn e unazës për partneren e tij të re.

E ftuar në emisionin e Fjodora Fjorës, ajo i habiti të gjithë teksa u shpreh: “Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij”.

Përmes kësaj deklarate, Lei jo vetëm që i befasoi të gjithë, por edhe dha një shembull mjaft të mirë të një shoqërie pas historisë së dashurisë të përjetuar.

Sa i përket karrierës, moderatorja prej disa kohësh është bërë pjesë e Radio Televizionit Shqiptar, ku duket se po e gjen veten mjaft mirë./abcnews.al