Ish-i dënuari për trafikimin e klandestinëve rrëfen skemat: Shqiptarët kanë paguar deri 28 mijë paund

schedule08:30 - 5 Shtator, 2022

schedule 08:30 - 5 Shtator, 2022

Fari Lleshi është një ish-i dënuar në Angli për trafikim qëniesh njerëzore me kamiona. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se administronte një faqe “Shqiptarët në Londër” dhe shumë shqiptarë paguanin deri në 28 mijë paund për të shkuar në Angli.

Lleshi ka treguar shumë detaje rreth largimit të shqiptarëve si me kamiona dhe gomone, duke theksuar se Anglia nuk është fushë me lule.

https://youtu.be/7x8Oqv-KR3U

Lashë pas lidhjet e mia si çdo njëri që krijon të ardhurat e familjes së vetë. Atëherë, unë kam pasur një faqe që kontaktonin personat që donin të largoheshin. Të jem i sinqertë unë Anglinë e njoh shumë mirë dhe një person ka arrit deri në 28 mijë paund që ka paguar për të ikur. I kam thënë a je i sigurt se të gjithë e dinë sikur Anglia është fushë me lule.

Nisja bëhet nga Belgjika, Holanda, Franca, këto gjëra i bëjnë të huajt. Shqiptarët janë ndërmjetëm.

Në Angli tani po shkojnë një grup me çuna, një grup me shokë që kanë një bazë të sigurt. Unë nuk kam të bëjë me këto gjëra, po e kam provuar vetë se doja të ikja me gomone.

Në Angli janë shumë pak shqiptarë që bëjnë punë të ndershme. Atje shqiptarët po vrasin njëri-tjetrin. Unë nuk do ikja më”, rrëfeu ai./abcnews.al

https://youtu.be/67WgEcy529U

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!