Ish-Drejtori i Economist: Berkusconi mund të jetë shpëtimtari i Italisë

schedule13:29 - 6 Janar, 2018

schedule 13:29 - 6 Janar, 2018

Bill Emmot, ish-drejtori i të famshmes “Economist”, shprehet se Silvio Berlusconi mund të jetë shpëtimtari politik i Italisë. SIpas tij ish kryeministri italian është i vetmi që mund të ndalojë ngritjen politike të Lëvizjes me Pesë Yje dhe të Legës Nord.

Kur ishte drejtor i “Economist”, revistës prestigjoze britanike, ishte një kritik shumë i hapur i Silvio Berlusconi, në atë kohë kryeministër italian. Ndërsa sot pas 17 vjetësh, Bill Emmott ka ndërruar qëndrim. Ai shpjegon se dhe pse nuk ka ndryshuar mendim për linjën politike të liderit të Forza Italia, sot mud të jetë pikërisht Berlusconi shpëtimtari politik i vendit, i vetmi që mund të ndalojë suksesin e Lëvizjes me pesë yje apo Legës.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Emmott nënvizon se lideri i Forza Italia mund të jetë sot vendimtar për të krijuar një koalicion tyë qendrës në gjendje poër të ndaluar Lëvizjen me pesë yje apo Legën që të jenë përcaktuese për krijimin e qeverisë së re italiane. Berlusconi, sipas ish drejtorit të Economist, nuk mund të bëhet kryeministër por do të jetë një organizator pas kuintave në atë rol që duhet të vlerësohet dhe nuk do të jetë dhe aq negativ. kjo sepse qëndrimet e tij janë më të moderuara se ato të Salvinit e Di Maio.

Për sa i përket mundësisë së fitores së Renzi e Berlusconi, Emmott mendon se Renzi është më popullor se Berlusconi, por ky i fundit ka më shumë mundësi për të krijuar një koalicion sepse nuk ka zemëruar aq shumë njerëz, dhe Renzi aktualisht nuk ka as miq dhe as aleatë. Për më shumë ish kryeministri italian Mateo Renzi po paguan ende gabimet e tij, si a vendosjes së një kapitali të madh politik në referendum

Lëvizja me pesë yje nga ana tjetër është pa eksperiencë dhe aspak e besueshme dhe në qeverinë italiane do të ishin si Trump në Shtëpinë e Bardhë njësoj eksperimentalë dhe kaotikë.

Por Emot mendon se për europiamët rreziku më i madh është Salvini, sipas tij Europa duhet të shpresojë që Forza Italia të marrë më shumë vota se Lega. Kjo pasi rezultati më negativ i mundshëm do të ishte një fitore e qendrës së djathtë me Salvinin në krye. Zgjedhjet e përgjithshme në Itali do të mbahen të dielën e katër marsit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!