Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-deputeti largohet nga politika/ Kreshnik Çollaku i PD shkon në Kosovë si këshilltar i Osmanit

schedule14:51 - 2 Shtator, 2025

schedule 14:51 - 2 Shtator, 2025

Ish deputeti i PD, Kreshnik Collaku është emëruar këshilltar i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pasi nuk ia doli dot të fitoje një mandat të dyë deputeti në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, si kandidat në listën e hapur të PD në Tirane, Çollaku heq dore nga politika aktive në Shqipëri, për të shërbyer si këshilltar për politikat e jashtme të Presidentes së Kosovës.

“Dëshira dhe vullneti im për ti shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare,me këtë angazhim merr një dimension e mundësi të re.

Ky angazhim më jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës,me të njëjtin angazhim politik e publik ,dhe vullnet për të kontribuar avancimit në mënyrë të integruar të interesave tona kombëtare e shtetërore.”

Çollaku i jep fund kështu edhe karrierës se tij politike me largime e rikthime në PD, nga student i lëvizjes studentore të dhjetorit 1991 deri tek deputet së fundmi. Në 4 vitet e fundit, Çollaku qëndroi deri në fund në kampin e grupit anti-Berisha, por në fund pranoi të kandidojë në primaret e doktorit e të futet në listat e PD, nga të cilat rezultoi humbës.

Ai do të angazhohet në një fushë si politika e jashtme në Kosovë, të cilën më herët e ka provuar si zv.ministër i jashtëm apo ndihmës ambasador i Shqipërisë në SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!