Ish-deputeti i PD: Kryeministri nuk ka patur ekip ekonomik për të qeverisur vendin

schedule20:23 - 12 Tetor, 2020

schedule 20:23 - 12 Tetor, 2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi i ftuar në studio me gazetarin Endri Xhafo në studion e Abc News ka folur për ofertën e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 dhe situatën aktuale politiko-shoqërore në vend.

Duke u fokusuar në ekonominë e vendit, Bumçi tha se qeveria nuk ka një ekip ekonomik dhe nuk ka patur, sidomos në 4 vitet e fundit për të qeverisur financat shqiptare. Sipas tij, kreu i PD ka provuar më herët në krye të disa ministrive kryesore rezultate të mira dhe se oferta ekonomike që ofron e djatha është një projekt ekonomik me paketë fiskale liberale dhe ulje taksash.

“Kjo është qeverisa më e dobët dhe më e paaftë. Më thoni kush është ekipi ekonomik? Si mund të kesh qeverisje pa ekip ekonomik?

Kryeministri është i papërgatitur. Shkollimi i tij nuk e lejon që të ketë njohuri por kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të rrethohet nga njerëz të ditur nga ana ekonomike që të majtës nuk i mungojnë. Si ka mundësi që qeveria nuk ka ekip ekonomik?

Nëse Arben Ahmetaj mbahet për ekspert ekonomie….askush nuk e mban për të tillë, po ministri i financave që askush nuk i di emrin dhe nuk të thotë asgjë? Kush është ekipi ekonomik që ka drejtuar Shqipërinë? Askush. Kryeministri nuk di nga kjo anë dhe nuk ka as ekip. Ja pra si mund të jetë qeverisur Shqipëria…

Prandaj kjo gjë duhet të ndalojë. A ka gjëra që mund të përmirësohen në Partinë Demokratike?! Patjetër që ka por së pari duhet të ndalim këtë të keqe që të fillojmë një projekt shpresëdhënës.

Për fat z. Basha është provuar. Ai ka drejtuar ministri shumë të vështira. Mund të përmendim rrugën e kombit, Liberalzizimi i vizave, drejtimi i  ministrisë së jashtme gjatë anëtarësimit në NATO. Z. Basha ka qenë në drejtim të këtyre ministrive.

Si kryetar Bashkie, po të krahasojmë kohën kur ai ishte kryetar me tani kemi një diferencë të madhe, treguesit janë që biznesi tani nuk merr dot frymë për të mos folur dhe për betonizimin e Tiranës në 4 vitet e fundit.  E djathta ofron një projekt ekonomik me paketë fiskale liberale, taksa të ulëta.

Kemi taksat më të larta në rajon dhe kjo ka sjellë rënien e investimeve të huaja, varfërimin e njerëzve, pra kemi një bilanc qeverisës të dobët”, tha Bumçi.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!