Ish-deputeti demokrat: PD devijoi rrugën nga drejtuesit, sot gjendet në një krizë që na dhimbset të gjithëve

schedule10:55 - 17 Nëntor, 2023

schedule 10:55 - 17 Nëntor, 2023

Ish-deputet i Partisë Demokratike, njëherazi dhe historian i njohur, Uran Butka ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate” se aktualisht PD ka devijuar nga rruga që nisi dhe gjendet në një krizë.

Ai theksoi se në fillim demokratët ishin njerëz që donin të kontribuonin për ndryshimin e sistemit, nga një sistem totalitar komunist në një sistem demokratik perëndimor. Mirëpo, sipas Butkës, pasi gjërat nuk shkuan ashtu siç të gjithë prisnin.

Ne u futëm në këtë lëvizje, jo vetëm si bijtë e këtyre intelektualëve dhe patriotëve, punuam për Shqipërinë dhe si njerëz që donim të kontribuonim për ndryshimin e sistemit, nga një sistem totalitar komunist në një sistem demokratik perëndimor. Unë isha një nga ata dhe u përpoqa në ato vite të bëja diçka, të lija gjurmë në politikë, pastaj dhe në fushën e kulturës dhe historisë. Mund të them që gjërat nuk shkuan ashtu siç ne u futëm në fillimet e demokracisë. Jo vetëm unë, por një pjesë e mirë e intelektualëve dhe e politikanëve që bën hapin e parë shumë të rëndësishëm dhe shumë cilësor dhe shumë të nderuar. Mjafton të përmendim parlamentin e parë në vitin 1992, që ishte një nga parlamentët më cilësor dhe që ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në hapjen e rrugës së demokracisë. Pastaj gjërat filluan të ndryshojnë, Partia Demokratike për fat të keq të udhëheqësve të saj, të drejtuesve të saj kryesor, e ndryshuan rrugën që ne e nisëm dhe në vend të përpiqeshin për demokracinë, për Shqipërinë, për të djathtën shqiptare, sepse Shqipërisë i duhej një e djathtë shqiptare mbas një e majte që e qeverisi në mënyrë arbitrare, për 45, gati 50 vjet, i duhej një e djathtë konservatore perëndimore dhe PD devijoi nga rruga që u nis dhe tashmë gjendet në një krizë,”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!