Ish-deputeti Bardh Spahia izolohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

schedule15:45 - 20 Qershor, 2019

schedule 15:45 - 20 Qershor, 2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia vijon të jetë në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, pasi u ndalua një ditë më parë. Ai akuzohet për incidentin e ndodhur në një shkollë në Shkodër, ku u dogjën materialet zgjedhore. Ndërkohë policia e kryeqytetit, ka proceduar në total 34 persona, që gjithashtu akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore në bashkitë e Kamzës dhe Vorës.

Prej së mërkurës, ish-deputeti i partisë demokratike, Bardh Spahia ndodhet i ndaluar në ambientet e Drejtorisë vendore të Policisë Tiranë. Spahia, u shoqërua me pas urdhër-ndalimit të lëshuar nga policia e Shkodrës, pas incidenteve, ku mbështetësit e opozitës i vunë flakën klasës së shkollës “Shejnaze Juka” për të djegur materialet zgjedhore.

Ende prokuroria nuk ia ka komunikuar akuzuat ish-Deputetit të Shkodrës Spahia, i cili duhet të dalë për masë sigurie brenda afateve ligjore, pa u plotësuar 72 orë nga shoqërimi në drejtorinë e policisë së Tiranës.

 

Ndërkohë policia ka reaguar për sulmet e ndodhura të mërkurën në dy KAZAZ, si ajo e Kamzës dhe Vorë, duke proceduar në total 34 persona dhe 3 prej tyre përfunduan pas hekurave.

Në njoftimin e policisë thuhet se, midis atyre që kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e shkollës Ibrahim Rugova që përdorej si KZAZ, kanë qenë dhe punonjës të bashkisë Kamëz, punonjës të Policisë Bashkiake, punonjës të Ujësjellës- Kanalizimeve dhe punonjës të tjerë të administratës.

Por situata ka qenë më e rëndë në Vorë, ku ndodhet KZAZ 26, në shkollën 9 – vjeçare Marqinet. Persona të ndryshëm, saktësohet në njoftimin e policisë, pjesa me e madhe e të cilëve, punonjës të Bashkisë Vorë, janë përplasur fizikisht me forcat e rendit. Tre prej këtyre të cilët edhe u prangosën, kaluan hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!