Ish-bashkëshortja e Donald Trump, Ivana Trump, nuk i lë atij asgjë në testament. Ajo i lë pasurinë e saj tre fëmijëve, një ish-dado, dhe një të dashuri misterioz. Pasuria e saj përfshinë një shtëpi në Manhattan, një apartament në Miami Beach, disa pasuri në Francë dhe qeni i saj, Tiger.
Ivana Trump, pas vdekjes së saj korrikun e kaluar, la pas një pasuri prej 34 milionë dollarësh. Testamenti i saj parashikon që pjesa më e madhe të ndahet mes tre fëmijëve të saj, Don Jr. , Ivanka dhe Eric Trump. Ajo gjithashtu u la dy pasuri miqve dhe donte t’i linte një tjetër ish-bashkëshortit të saj Rossano Rubicondi, por ai vdiq para saj. Ajo nuk i la asgjë Donald Trumpit.
Pasuria më e rëndësishme që lë Ivana është shtëpia në Nju Jork, e cila ndodhet gjysmë blloku larg Central Park. Trashëgimtarët e saj tashmë po përpiqen ta shesin për 26.5 milionë dollarë. Është e paqartë nëse ata do të jenë në gjendje ta marrin atë çmim, por të ardhurat nga shitja do të ndahen në mënyrë të barabartë midis Don Jr., Ivanka dhe Eric, sipas dëshirës së nënës së tyre.
Siç thekson Forbes, shuma nuk është aq e rëndësishme për Trump-ët e rinj, babai i të cilëve ka qenë i gatshëm t’u japë atyre para, por heziton të dorëzojë pjesë të perandorisë së tij, e cila vlerësohet në 3.2 miliardë dollarë.
Në vitin 2019, Forbes vlerësoi pasurinë e Don Jr. dhe Eric në 25 milionë dollarë secili, ndërsa ajo e Ivankës është mbi 375 milionë dollarë.
Që nga viti 2019, tre fëmijët e Trump kanë hequr dorë nga 7.5 për qind e aksioneve të tyre në Hotelin Ndërkombëtar Trump në Uashington, D.C., ata i shitën ato ku fituan secili 10 milionë dollarë, sipas Forbes.
Përfituesja më e madhe e testamentit, përveç fëmijëve të saj, është Dorothy Carey, e cila ka punuar për familjen Trump për dekada. Fillimisht ishte dado e fëmijëve, por më vonë u bë asistente e Ivanës dhe qëndroi pranë familjes për shumë vite.
Carrie, e cila jeton në Queens, mori një apartament miliona dollarësh në Florida, si dhe qenin e Ivanës, Tiger.
Eric Trump është përgjegjës për menaxhimin e pasurisë pasi nëna e tij e emëroi atë si përfaqësuesin e saj personal. Në testament specifikohej se nëse ai nuk do të mund të kryente detyrat, përgjegjësia do t’i kalonte kontabilistit të Ivanës.
Ivana Trump ka lënë disa gjëra për bamirësi. Të gjitha rrobat e saj shkojnë për Kryqin e Kuq Amerikan dhe Ushtrinë e Shpëtimit, me përjashtim të peliçeve të saj, të cilat do të shiten dhe paratë do të shkojnë për fëmijët e saj. /abcnews.al