Ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama, thotë se Kosova po kalon nga kriza në krizë që në vitin 2018. Lama flet gjithashtu për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe marrëdhëniet e tij me zyrtarët e lartë amërikanë.
“Këtu nuk ka ndonjë secret. Cështja është pse zoti Kurti nuk arriti të fitojë përkrahjen e SHBA-ve. Ndoshta ishte cështja e kohës së shkurtër, ndoshta ishte këmbëngulja dhe sfidimi që zoti Kurti I bëri të dërguarit të SHBA-ve, por lidhet edhe me raportet e shkuara të Lëvizjes Vetëvendosje me SHBA-të ku ka pasur herë pas here përplasje të vogla, por jot ë kësaj natyre sic ishin tani.”/abcnews.al