Ish-ambasadori amerikan në Beograd: Deklaratat e Izetbegovic, provokim

schedule11:28 - 14 Nëntor, 2017

schedule 11:28 - 14 Nëntor, 2017

Ish ambasadori amerikan në Serbi Uilliam Montgomeri e konsideroi si një provokim të rrezikshëm deklaratën e anëtarit musliman të presidencës së Bosnjës, Izetbegovic, sipas së cilës vendi i tij duhet të njohë pavarësinë e Kosovës

Deklarata e anëtarit mysliman të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegovic, sipas së cilës vendi i tij duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, është një provokim i rrezikshëm. Ka qenë ky reagimi i ish ambasadorit amerikan në beograd Uilliam Montgomeri, për mediat serve

Montgomeri shtoi se shpresonte që komuniteti ndërkombëtar do të reagonte ashpër për të dënuar këtë deklaratë. Sipas tij është një histori e tërë e paqëndrueshmërisë së rajonit që përfshin Bosnje e Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë dhe Serbia për shumë vite ka qenë një faktor stabiliteti në rahon. Ai shtoi se është e rëndësishme që Serbia të mos jetë e vetme në përpjekjen për të ruajtur ekuilibrat në rajon. Montgomeri akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk ka vullnetin, dëshirën dhe as energjinë për ti bërë vendet e këtij rajoni më të qëndrueshme

Ai e konsideroi të njëanshëm qëndrimin e Izetbegovic dhe të rrezikshëm për qëndrueshmërinë e rajonit, duke kërkuar dhe njëherë më shumë dënimin e deklaratave të tij nga komuniteti ndërkombëtar./abcnews.al