Isak Shehu: Dita Ndërkombëtare e Muzikës të shërbejë si reflektim

schedule17:30 - 21 Qershor, 2019

schedule 17:30 - 21 Qershor, 2019

Dekani i Fakultetit të muzikës, dhe kompozitori Isak Shehu në një intervistë për ABC News thotë se Dita Ndërkombëtare e Muzikës duhet të shërbej si reflektim mbi muzikën shqiptare. Dekani i Fakultetit të Muzikës thekson faktin se promovimi i krijimtarisë muzikore kombëtare duhet të jetë në nivele më të mëdha.

Dita Botërore e Muzikës, e cila festohet në mbi 200 vende të botës përfshinë edhe Shqipërinë, kjo për Isak Shehun duhet të jetë një ditë reflektimi mbi krijimtarinë.
Promovimi muzikës shqiptare nga krijues e interpretues duhet të jetë më e madhe. Mandej sipas Isak Shehut që shkolla dhe politikat kulturore duhet të jenë promotorët kryesorë.
Sipas Shehut Fakulteti i Muzikës i dedikon një vëmendje të veçantë si në teori edhe në praktik me koncerte të romancave shqiptare fondi arkivor i partiturave është dixhitalizuar, pasi shumica e tyre janë të shkruara me dorë edhe rrezikojnë zhdukjen.

Në koncerte të ndryshme muzike dhome, simfonike dhe vokale muzika shqiptare nuk është në raport të drejtë me muzikën botërore , kjo është e natyrshme, por në këndvështrimin e kompozitorit Isak Shehu, këto raporte duhet te përafrohen.

Nga ky universitet kanë dal emrat me në zë të muzikës, qoftë në instrumentiste dhe vokale të cilët janë prezent në skenat me prestigjioze të botës, por Shehu garanton se ka talentë të spikatura edhe në ditët tona.

Por me shqetësim sheh largimin e talentit jashtë, ndaj për këtë duhen riparë sipas Isak Shehut politikat 21 Qershorin, dëshiron ta kalojë nën shoqërinë e muzikës, që nga lindja e diellit e deri kur ai perëndon dhe prandaj 21 Qershori është shënuar tashmë në mbi 200 vende të botës si “Dita Ndërkombëtare e Muzikës” “Dita Ndërkombëtare e Muzikës e ka zanafillën në Francë. Që nga viti 1982 kur ajo startoi për herë të parë dhe deri më tani janë bërë shumë shtete, të cilat e kanë në vëmendje dhe organizojnë aktivitete në kuadër të kësaj dite./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!