Kryetari i LDK-së Isa Mustafa,i cili është i infektuar me koronavirus është në gjendje të mirë shëndetsore.
Këtë të premte djali i Mustafës, Besnik Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotografi me babain e tij, teksa shihet se lideri i LDK-së është në gjendje të mirë shëndetsore.
Mustafa kishte njoftuar me datën 10 korrik se ka dalë pozitiv në testin ndaj koronavirusit.
“Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar”, tha Mustafa.
Besnik u në një prononcim për mediat në Kosovë ka konfirmuar se gjendja shëndetsore e babait të tij është e mirë dhe stabël.
“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë djali i Mustafës.
Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus./abcnews.al