Ironizon Balla: Z. President të shkuara, lajthitja juaj merr përgjigje të enjten

schedule18:45 - 11 Qershor, 2019

schedule 18:45 - 11 Qershor, 2019

Taulant Balla kryetar i grupit parlamentar në PS, përmes një statusi në rrjetet sociale i ka drejtuar një mesazh presidentit Meta. Balla shkruan se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe se Presidenti Meta nuk ka asgjë në dorë ta ndryshojë këtë. Duke i theksuar këtë Balla shkruan se Rezoluta e Parlamentit për presidentin do i bëhet me dije ditën e enjte.

Dëgjova nga Presidenti Meta që ka qenë i sëmurë në këtë periudhë dhe nuk dëgjon mirë!

I uroj në emër të Grupit Parlamentar shërim të shpejtë dhe meqë nuk dëgjon mirë po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit:

Zoti President ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush.
ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni.

Ndërsa ç’dekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vëmendjen e Parlamentit, të cilën do ta keni të plotë të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë.

Të shkuara edhe njëherë Zoti President!”, shkruan Balla./abcnews.al