Ironia, rusët shkojnë në spital për t’u marrë votën ukrainasve që i kanë plagosur vetë

schedule13:30 - 27 Shtator, 2022

schedule 13:30 - 27 Shtator, 2022

Votimet e njëanshme në rajonet ukrainase të cilat janë projektuar për t’u aneksuar nga Rusia kanë përfunduar. Rezultati pritet të dalë të mërkurën në mëngjes, nga të cilat nuk pritet ndonjë ndryshim në krahasim nga referendumet e fundit që ka mbajtur Rusia.

Katër rajone të pushtuara aktualisht nga forcat ruse kanë votuar nëse duan të bëhen zyrtarisht pjesë e Federatës Ruse gjatë ditëve të fundit. Ka pasur akuza për njerëz që janë detyruar të qëndrojnë në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia deri në fund të kësaj periudhe.

Referendumet janë cilësuar si “të rreme” nga fuqitë perëndimore dhe pritet gjerësisht që rezultatet e shpallura nga Rusia të jenë në favor të aneksimit edhe nëse votat nuk e pasqyrojnë këtë.

Më poshtë, njerëzit në Donetsk, në Ukrainën lindore, janë vizituar në spital nga anëtarët e komisionit zgjedhor për të  votuar.

/abcnews.al