Ironia e Guardiolës: Nuk do zbresim më në fushë, jemi kampionë Anglie

schedule17:14 - 11 Shkurt, 2021

schedule 17:14 - 11 Shkurt, 2021

Manchester City po kalon një formë të shëlqyer. Djemtë e Pep Guardiolës po shtypin çdo kundërshtar dhe mbrëmjen e kaluar përballë Swanseas arritën suksesin e 15-të radhazi në të gjithë kompeticionet.

Trajneri i ekipit që kryeson Premier League, Pep Guardiola nuk e kursen ironinë në fjalën e tij. City mban vendin e parë në kampionatin anglez me 5 pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se United i vendit të dytë.

2-3 muaj më parë ishim jashtë gare për çdo kompeticion. Nuk kishim asnjë mundësi për t’u shpallur kampionë, nuk kishim shanse për t’u kualifikuar në Champions League. Sot është ndryshe.

Mbase, nuk duhet të zbresim më në fushë në Premier League, pasi e kemi fituar titullin kampion. Nuk e kuptoj pse duhet të përballemi me Tottenham dhe Everton, ne e kemi fituar titullin…

Asgjë nuk është e përjetshme, asgjë nuk është perfekte. Fakti që kemi fituar në të kaluarën, nuk do të thotë që do të vijojmë të fitojmë. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës“, thekson Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!