Ironia e fatit, djali i biznesmenit pakistanez nuk donte të hipte në nëndetësen Titan

schedule10:46 - 23 Qershor, 2023

schedule 10:46 - 23 Qershor, 2023

Një 19 vjeçar është pjesë e ekuipazhit që dyshohet se humbën jetën pas shpërthimit që mund të ketë ndodhur në nëndetësen Titan.

Halla e të riut në një intervistë të dhënë për mediat është shprehur se nipi i saj nuk donte që të ishte pjesë e nëndetëses që do të eksploronte rrënojat e Titanik, por ishte dëshira e madhe e babait të tij dhe fakti që udhëtimi përkonte me “Ditën e Babit”, që bëri që dhe ai të futej në nëndetësen Titan.

Në ditët përpara se anija Titan të hynte në oqean jashtë Neëfoundland, Kanada, studenti 19-vjeçar që shoqëronte babanë e tij në mision shprehu hezitimin për të shkuar, ka thënë motra e madhe biznesmenit pakistanez Shahzada Daëood, i cili ishte pjesë e Titan bashkë me djalin e tij.

Ndërkohë lajmi për shkatërrimin dhe vdekjen e pasagjerëve e ka dhënë kompania që qëndron pas misionit Titan. Roja Bregdetare e SHBA tha se mbeturinat në zonën e kërkimit ishin në përputhje me një “shpërthim katastrofik”.

Azmeh dhe Shahzada janë pasardhës të një prej dinastive më të shquara të korporatave në Pakistan. Perandoria e biznesit me emër të familjes, Daëood Hercules Corp., ka investime në bujqësi, kujdes shëndetësor dhe sektorë të tjerë.

Shahzada ishte nënkryetar i Korporatës Engro me bazë në Karaçi dhe konsulent i Prince’s Trust International, një organizatë bamirëse e themeluar nga Mbreti Charles III./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!