Që nga e premtja, Jeruzalemi lindor është kthyer në shesh trazirash të ashpra mes forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve. Shkak për këtë u bë kërcënimi për të nxjerrë me detyrim nga shtëpitë familjet palestineze në Sheik Xharah.
Zona, ku ata jetojnë pretendohet se është territor i izraelitëve. Hamasi kishte vendosur më parë një ultimatum për largimin e të gjithë policëve izraelitë nga zona e konfliktit. Kur Izraeli nuk iu përgjigj këtij ultimatumi, filluan të hënën në mbrëmje sulme masive me raketa kundër Izraelit.
Wow, Israel oil pipeline is burning after it was hit by a Hamas rocket
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 11, 2021
Por ky konflikt vazhdon ende ku gjatë orëve të fundit, Izraeli ka qenë shënjestra e raketave të hedhura nga grupi Hamas nga Rripi i Gazës. Dje, para orës 9 të mbrëmjes, organizata islamike palestineze paralajmëroi se do të godiste Izraelin, duke synuar një ndërtese shumëkatëshe në Gaza, në të cilat ndodheshin zyrat e zyrtarëve të vendit, raporton abcnews.al
Ajo ndërtesë u shemb. Sipas ushtrisë izraelite, anëtarët e Hamasit deri më tani kanë goditur Izraelin me më shumë se një mijë raketa nga Rripi i Gazës. Rreth 850 raketa janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes “Iron Dome”, ndërsa rreth 200 raketa goditën enklavën Palestineze, sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Jonathan Konrikous, sipas Jerusalem Post.
The skies of Tel Aviv tonight as the Iron Dome missiles are shot into the sky to blowup the incoming rockets from Gaza. Just surreal. pic.twitter.com/zXgAaU5tF6
— Louis Fishman لوي فيشمان לואי פישמן (@Istanbultelaviv) May 11, 2021
NOW – Large rockets launched at Tel Aviv, Israel.pic.twitter.com/vKMOTbLSkn
— Disclose.tv ? (@disclosetv) May 11, 2021
Ajo që mbron Izraelin nga më e keqja është “Iron Dome”( sistëm mbrojtës). Sistemi arrin të shkatërrojë shumë nga raketat para se të godasin zonat e banuara. “Kippat Barzel” (“Kupola e Hekurt”), siç quhet sistemi në gjuhën hebre, ka qenë në përdorim për më shumë se dhjetë vite dhe mbron qytetarët izraelitë nga sulmet e raketave dhe granatave, sipas gazetës gjermane Bild.
Twelve people wounded, two remain in serious condition as a result of violent clashes in Israeli city of #Lod – reports
▪️Israeli authorities declare state of emergency in city of Lod, site of riots#SputnikUpdates #Israel #Palestine #BreakingNews pic.twitter.com/HzBiZ1KuWe
— ? Sarwar ? (@ferozwala) May 11, 2021
Është një sistem modern, i cili që synon shkatërrimin e raketave me rreze të shkurtër, si dhe raketa të improvizuara të hedhura nga grupi i Hamas dhe organizata të tjera palestineze dhe është një nga sistemet më të mira të mbrojtjes të Izraelit, raporton abcnews.al
“Iron Dome” u krijua në vitin 2006, në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollah. Hezbollahu goditi vendin me 4,000 raketa duke lënë të vdekur dhjetëra izraelitë dhe një vit më vonë falë Rafael Advanced Defense Systems zhvilloi një sistem mbrojtjeje nga raketat.
A 13-story residential tower in Gaza was hit by an Israeli air strike and soon after collapsed, witnesses said https://t.co/uNHbRZ1GD0 pic.twitter.com/IXJAc2kkc6
— Reuters (@Reuters) May 11, 2021
“Iron Dome” u testua për herë të parë në Prill të 2011, duke shkatërruar një raketë të hedhur kundër Birsiba. Forcat e armatosura izraelite kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur me performancën e tij, pasi sistemi ka rezultuar i suksesshëm në 90% të sulmeve./abcnews.al