Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irlanda në krye të presidencës së BE/ Prioritet, mbështetja për shtetet kandidate

schedule18:55 - 7 Korrik, 2026

schedule 18:55 - 7 Korrik, 2026

Presidenca irlandeze e BE-së ka premtuar mbështetje për shtetet kandidate në rrugën e anëtarësimit në BE.

“Si Presidencë, ne do të punojmë për të mbrojtur vlerat thelbësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian: liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe respekti për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.

Irlanda ka përfituar shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.



Ne do t’i ndihmojmë ata që dëshirojnë të anëtarësohen në familjen evropiane. Ne do t’i ndihmojmë shtetet kandidate që të bëjnë sa më shumë përparim të jetë e mundur drejt këtij qëllimi”, deklaroi Micheál Martin, kryeministër i Irlandës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola, theksoi se procesi i zgjerimit duhet të ecë përpara, sepse në fund të fundit kjo ka të bëjë me sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës së bashkuar.

“Zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i Evropës dhe më në fund po kalojmë nga fjalët në veprime. Kjo është dhe ka qenë gjithmonë forca jonë dhe është arsyeja pse gjithnjë e më shumë vende kthehen drejt Evropës, përfshirë fqinjët e afërt.

Bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë po përparojnë. Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit. Ne duhet të vijojmë të ecim përpara, sepse në fund të fundit kjo ka të bëjë me sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës. E falënderoj shumë Presidencën Irlandeze që e ka bërë zgjerimin një përparësi kyçe”, pohoi Metsola.

Me nisjen nga puna të Presidencës irlandeze, Shqipëria synon që për herë të parë të mbyllë tre kapituj të negociatave.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!