Irena Toçe: Paniri i 19 i Ulqinit për herë të parë  ndan dy çmime

schedule16:00 - 12 Korrik, 2019

schedule 16:00 - 12 Korrik, 2019

Për 19 vite me radhë në Ulqin organizohet Panairi i Librit. 45 botues nga hapësira mbarëshqiptare do të jenë të pranishëm gjatë 5 ditëve të panairit. Organiozatorja e këtij eventi Irena Toçe në një intervistë për ABC News si risi shënon ndarjen  e dy çmimeve “ Liburne” dhe “Dega e ullirit”.

Paniri i librit ne Ulqin është kthyer në traditë prej 19 vitesh. Duke u konsideruar si aktiviteti më i rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin. Organizatorja Irena Toçe si risi rendit ndarjen e dy çmimeve Liburnia dhe Dega e ullirit, lidhur simbolikisht me vendin mikpritës.

Këtë edicion marrin pjesë 45 shtëpi botuese nga hapësira mbarëshqiptare sipas organizatores Irena Toce ky panir merr rëndësi rajonale.

Për herë të parë do të ketë dy çmime të rëndësishme, të cilat lidhen simbolikisht me vendin mikpritës Ulqinin, shpjegon Toçe

Krahas prezantimit të titujve të rinj të letërsisë shqipe dhe asaj të përkthyer e cila dominon stendat, nuk do të mungojnë edhe takimet me autorë.  I ftuar special do të jetë shkrimtari Fatos Kongoli për të prezantuar romanin e tij të fundit” Gënjeshtar të vegjël” si dhe për të komunikuar me publikun.

Paniri i Ulqinit 2019 mbahet nga data 26 deri në 31 korrik ku komuna e Ulqinit një vend të veçantë në sezonin turistik i dedikon edhe ofrimit të turizmit kulturor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!