Iranianët, të cilët jetojnë në Ukrainë, kanë protestuar kundër qeverisë së Iranit dhe dërgesave të dronëve iranianë në Rusi, në Kiev.
Protestuesit mbanin tabela me fotografi të liderit të Iranit dhe presidentit të Rusisë, së bashku me flamurin ukrainas.
Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën.
Megjithatë, Irani ka mohuar akuzat e Ukrainës dhe Perëndimit se po furnizon Rusinë me dronë. /abcnews.al