Eksperti Xhavit Shala u shpreh se reagimi erdhi pas disa orësh dhe se gjithçka dukej e koordinuar për të vazhduar sulmin me raketa. Sipas tij, veprimet mund të kenë qenë edhe një mesazh ndaj Azerbajxhani që të mos përfshihet në situatë, ndërsa Irani po ndjek një strategji për ta zgjatur luftën me qëllim ndryshimin e planeve të SHBA. Shala theksoi gjithashtu se reagimi i NATO ishte i menjëhershëm edhe në planin diplomatik.
“Reagimi nisi pas disa orësh ose të nesërmen; gjithçka ishte e koordinuar për të vazhduar sulmin me raketa. Lidhur me Azerbajxhanin, mund të jetë për të dhënë një mesazh që të mos përfshihet, për t’i dhënë mesazh që popullsia të mos përfshihet dhe vendi të mos e përdorë këtë situatë. Inteligjenca iraniane ka informacione që mund të veprojnë azerët, ndaj ndërhyn.
Ka një strategji të Iranit për ta zgjatur luftën. Sa më shumë ta zgjasë luftën, aq më shumë mendohet se do të detyrojnë SHBA-në të ndryshojë planin e tyre. Irani ka strategji për mbrojtjen; faktet tregojnë se gjithçka po bëhet sipas një strategjie. Po hapet lufta ndaj vendeve fqinje dhe u provokua NATO, dhe mund të jetë një mesazh provokimi apo gabim teknik.
Reagimi i NATO-s ishte i menjëhershëm; pa shkelur në një territor të NATO-s u asgjësua. Reagimi diplomatik ishte i menjëhershëm: Turqia bëri një reagim dhe NATO bëri një reagim.” / abcnews.al /


