Mbetjet e një rakete balistike të Iranit goditën Jeruzalemin, duke shkaktuar shkatërrim vetëm 400 metra larg Xhamisë Al-Aksa dhe Murit të Lotëve.
Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë një shtullungë të madhe tymi në zonë, ndërsa fatmirësisht nga sulmi raportohet se nuk pati persona të plagosur.
Autoritetet izraelite kanë raportuar se përgjatë kësaj të premteje, Irani ka shënjestruar Izraelin me të paktën 8 raketa balistike. Dy prej këtyre sulmeve përfshinin raketa që mbanin koka luftarake me bomba thërrmuese, duke shkaktuar dëme në disa banesa dhe duke plagosur lehtë disa banorë.
Në qytetin e Rehovotit, sulmi nga raketa balistike, e cila mbante një kokë me bomba thërrmuese, shkaktoi zjarr në banesën e një çifti të moshuar, ku burri dhe gruaja rreth të 70-tave mbetën të plagosur lehtë.
Izraeli thotë se ka interceptuar sulme të tilla në të paktën 10 vendndodhje të ndryshme.
Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka deklaruar se 4099 qytetarë po marrin kujdes të specializuar shëndetësor për shkak të plagëve dhe gjendjeve të rënda të ankthit që prej nisjes së luftës me Izraelin, më 28 shkurt të këtij viti./abcnews.al


