Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, akuzoi Shtetet e Bashkuara për “drejtimin” e sulmit të Izraelit në Gaza.
“Amerika është një bashkëpunëtor i qartë i kriminelëve,” tha Khamenei gjatë një fjalimi në Teheran, shkruan Al Jazeera.
“Shtetet e Bashkuara në një farë mënyre po drejtojnë krimin që po kryhet në Gaza.”, theksoi udhëheqësi.
Khamenei shtoi se duart e amerikanëve janë “të ndotura me gjakun e të shtypurve, fëmijëve, pacientëve, grave dhe të tjerëve”.
Të martën, SHBA-ja akuzoi Iranin për “lehtësimin aktiv” të sulmeve me raketa dhe dron nga grupet e tij prokurë ndaj forcave amerikane në Irak dhe Siri./abcnews.al