Irani ka raportuar 162 raste të reja vdekjesh si shkak i Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Ky është bilanci më i lartë i viktimave që vendi regjistron në një ditë të vetme që nga nisja e pandemisë.
“Kjo rritje e shifrave është në të vërtetë një pasqyrim i performancës sonë të përgjithshme, si në aspektin e rihapjes, ashtu edhe në përputhje me protokollet shëndetësore,” tha zëdhënësja e ministrisë së Shëndetësisë Sima Sadat Lari.
Me herët, numri më i lartë i viktimave të regjistruara në një ditë ishte 158 dhe u raportua nga autoritetet shëndetësore në fillim të prillit.
Shifrat zyrtare kanë treguar një trajektore në rritje sa i përket rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i majit, në një kohë kur Irani po bënte gati dy muaj me numër të ulët të infektuarish.
Vendi raportoi rastet e para me Covid-19 më 19 shkurt dhe që atëherë është përpjekur të përmbajë epideminë më vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme.
Të hënën Irani konfirmoi 2.536 raste të reje me Covid-19, duke e çuar totalin në 225.205. Numri i përgjithshëm zyrtar i vdekjeve deri më tani rezulton të jetë 10,670. /abcnews.al/