Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin mes një armëpushimi dhe një vazhdimi të luftës “përmes Izraelit”. Kjo deklaratë e tij vjen pas një serie sulmesh izraelite në Liban.
Në një postim në platformën X, Araghchi theksoi se kushtet e përcaktuara në armëpushimin dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit janë “të qarta”.
Ai bashkëngjiti gjithashtu njoftimin e armëpushimit nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, duke theksuar se Sharif kishte deklaruar se marrëveshja do të përfshinte edhe Libanin.
“SHBA-të duhet të zgjedhin – armëpushim apo vazhdim të luftës nëpërmjet Izraelit. Nuk mund t’i kenë të dyja”, shkruan Araghchi, duke shtuar se “bota i sheh masakrat në Liban”.
/abcnews.al/


